STAG

U zhvilluan xhirot e radhës në ligën e parë dhe ligën e dytë

Sot me datën 18.09.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan xhirot e radhës të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë të kategorisë së meshkujve. Në ligën e parë u zhvilluan ndeshje interesante, së pari ndeshja “Gani Maloku” vs “Vushtrria” që përfundoi me rezultat 4-1 si dhe derbi lokal “Hasan Prishtina” vs “Vushtrria” që u mbyll me rezultat 1-4 në të mirë të Vushtrrisë, një fitore kjo shumë e rëndësishme në rrugën e tyre drejtë superligës. Në ndeshjet tjera fituan favoritët “Hasan Prishtina” ndaj “Shkolla”, “KVPP Prizreni” ndaj “Maestro” dhe “Gani Maloku” ndaj “Ahmet Hoxha MK”. Në ligën e dytë A dominuan favoritët “Dukagjini” ndaj “Gjinkalla”, “Drenasi” ndaj “Shqiponjat e zeza”, “Vitia” ndaj “Klina”. Në ligën e dytë B, poashtu favoritët vazhduan me fitore ku “Gani Maloku II” fitoi ndaj “Juniku” dhe “Dardania II” ndaj “Istogu”.

TABELAT DHE REZULTATET