STAG

U zhvilluan xhirot e radhës në kampionatin ekipor për U17

Dje me datën 17.09.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan xhirot e radhës në ligën U17 për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve në ligën A, kampionët në fuqi “Lidhja e Prizrenit” shënuan dy fitore duke vazhduar kështu rrugën e tyre drejt titullit të kampionit, poashtu “Ahmet Hoxha” ndaj “Maestro”. Në ligën B poashtu ekipi nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit II” vazhdoi me fitore duke e ruajtur pozitën e parë. Ndeshje interesante u zhvillua edhe derbi lokal “Hasan Prishtina” vs “Vushtrria” që përfundoi me rezultat të ngushtë 2-3. Në kategorinë e femrave U17 favoritët “Ahmet Hoxha MK” shënuan fitore ndaj klubit “Gani Maloku”, kurse derbi i kësaj jave u zhvillua në mes të “Prishtina F” dhe “Ahmet Hoxha F” që përfundoi e rezultat të ngushtë 3-2 për ekipin nga Prishtina të cilët më këtë fitore renditen në vendin e dytë.

TABELAT DHE REZULTATET