STAG

U zhvilluan ndeshjet e javës së tretë të kampionatit ekipor në ligën U17

Sot më 23.04.22 në SHFMU në Ferizaj u zhvilluan xhirot e radhës të kampionatit ekipor në ligën U17 për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve në ligën A favoritët Lidhja e Prizrenit vazhduan me fitore sikurse Lidhja e Prizrenit II në ligën B për ta ruajtur kështu kreun e tabelës. Ndeshje interesante ishte ajo në mes të Gani Malokut dhe Maestros (3:2) si dhe ndeshja Hasan Prishtina (2:3) Ahmet Hoxha MK.

Në kategorinë e femrave poashtu u zhvilluan dy xhirot e radhës ku patëm ndeshje interesante si ajo në mes të Peja F dhe Prishtina F që përfundoi me rezultat 2:3 si dhe ndeshja Prishtina F dhe Ahmet Hoxha MK të cilën e fitoi Ahmet Hoxha MK me rezultat të ngushtë 3 me 2 për të vazhduar me fitore dhe për ta ruajtur vendin e parë në radhitjen tabelare.

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5245814148814886/5245801555482812/

TABELAT DHE REZULTATET