Në palestrën “Tefik Çanga” në Ferizaj janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë për Ligën U15 M.
Edhe në këtë javë, TTC Ferizaj ka vazhduar me fitore, duke mposhtur Istogun dhe Ahmet Hoxhën me rezultat 3:0.KVPP Prizreni ka arritur një fitore të ngushtë 3:2 ndaj Gani Malokut, ndërsa ka pësuar humbje nga Pripingu me rezultat 1:3. Ahmet Hoxha MK ka shënuar dy fitore, 3:0 ndaj Lirisë dhe një tjetër të ngushtë 3:2 ndaj Pripingut.
TTC Ferizaj ka ruajtur kryesimin e renditjes me 10 pikë, ndërsa Ahmet Hoxha MK dhe KVPP Prizreni e ndjekin nga afër me nga një pikë më pak. Gani Maloku dhe Pripingu ndodhen në mesin e tabelës me përkatësisht 8 dhe 7 pikë. Liria dhe Istogu kanë nga 6 pikë dhe nga një fitore të shënuar, ndërsa Ahmet Hoxha renditet në pozitën e fundit.
