STAG

U PËRCAKTUAN KLUBET E PLAY OFF-IT TË LIGËS SË DYTË

Me datë 01 tetor, në tri qytete të Kosovës u organizuan xhirot 12 dhe 13 për ligën e parë për meshkuj dhe femra, si dhe xhiroja 10 e fundit për meshkuj në ligën e dytë.

Klubet "Gani Maloku" në Ferizaj dhe "Shpresa" në Pejë vazhduan serinë e fitoreve, duke triumfuar në të gjitha 13 ndeshjet e zhvilluara, dhe momentalisht ndodhen në krye të tabelës.

Në Ferizaj, gjithashtu u zhvilluan ndeshjet e ligës së dytë (A) për meshkuj. "Drita M" dhe "Vitia" kanë siguruar vendin në fazën e Play Off nga kjo ligë.

Në Pejë, "Dukagjini" dhe "Shqiponjat e Zeza" kanë siguruar kualifikimin në fazën e Play Off nga liga e Dytë (B). Nga liga e dytë (C) në këtë fazë janë kualifikuar "Galileo" dhe "Shkolla".

Suksese të gjitha klubeve që janë kualifikuar në fazën e play off që është paraparë të organizohet me 22 tetor në Ferizaj, me 29 tetor në Pejë dhe 5 nëntor në Prishtinë.

Gjashtë klubet e kualifikuara do të garojnë secili me secilin për të përzgjedhur 2 klubet që do të avancojnë në një rang më të lartë të garave.

Tabelat dhe rezultatet: