STAG

U organizua turneu i veteranëve ‘Gani Maloku’

Dje më 16/10/2021, në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj nga ora 14:00 deri në 20:30, u organizua turneu memorial për nder të Gani Malokut, në pjesëmarrje të afër 40 veteranëve nga Kosova.

Pas mirëseardhjes së të pranishmëve dhe përkujtimit të veteranit të pingpongut e arsimit, Gani Malokut, filluan garat në fazën e grupeve në 4 kategori, mbi 65, 60-64, 50-59 dhe 40-49.

Në kategorinë më të vjetër, mbi 65 vjeç, në këtë turne pjesëmarrës ishin 10 pingpongist, pas fazës në grupe dhe fazës së eliminimeve kampion u bë Slodjan Sverzic, i dyti doli Zeljko Basaric, në vendin e tretë Shasivar Veliu dhe Bedri Hoti.

Në Kategorinë 60-64, pjesëmarrës ishin 7 pjesëmarrës, pas fazës së grupeve dhe eleminimeve më i miri doli Remzi Shala nga ‘KVPP Prizreni’, i dyti Sadri Hulaj, ndërsa në vendin e tretë Isak Maxhera dhe Bujar Halili.

Në kategorinë 50-59, pjesëmarrës ishin 11 pingpongistë, pas fazës së grupeve dhe eliminimeve më i miri doli Eroll Boshnajku nga ‘Liria’, i dyti Feim Rama, ndërsa në vendin e tretë Kasum Morina dhe Ilir Jaha.

Në kategorinë 40-49, pjesëmarrës ishin 11 pingpongistë, pas fazës së grupeve dhe eliminimeve më i miri doli Jeton Azizi nga ‘Artana’, i dyti Ercan Karabacak, ndërsa në vendin e tretë Murat Kurtolush dhe Alimemet Kaqaniku i cili javën e kaluar ka zënë vendin e dytë në një turne të veteranëve në Turqi.

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4632348953494745/4632335416829432/

 

Aktivitetet e ardhshme

Në javën e ardhshme është paraparë zhvillimi i xhirove të radhës të superligës së Kosovës për meshkuj dhe femra në Prizren.