STAG

U ORGANIZUA KAMPIONATI INDIVIDUAL PËR MINIKADETË DHE KADETË

 

Në Palestrën e SFMU “Tefik Çanga “, në Ferizaj u mbajt Kampionati individual i Kosovës për minikadetë dhe kadetë. Morën pjesë rreth 100 garues, që është një numër rekord i pjesëmarrësve me lojtarë të grup moshave të reja, ata vinin nga Klubet e Ferizajt, Prizrenit, Vushtrrisë, Prishtinës, Sharrit, Gjilanit dhe Gjakovës.

Një pjesëmarrje kaq masovike bëri që të ketë një atmosferë të vërtetë sportive e përshkuar me shumë momente interesante, pingpong cilësor, entuziazëm nga fëmijët por edhe prindërit e tyre që kishin ardhur për të ndarë çastet e mira sportive me të gjithë pjesëmarrësit. Nëse masoviteti është parakusht për cilësi, atëherë vitet në vijim do të mund të presim daljen në skenë të talentëve të rinj që do të rrisin edhe aspiratat për suksese brenda dhe jashtë Kosovës.

Minikadetët i zhvilluan garat, së pari nëpër grupe nga ku fituesit e secilit grup u renditën në shortin kryesor. Në gjysmëfinale u renditën Adea Babuni, Deliza Meta, Elsa Behluli dhe Lene Osmani. Adea ishte më e mirë se Deliza dhe fitoi me 3:o në seta, kurse Lene Osmani e pati më të vështirë ndaj Elsës duke fituar me 3:1 në seta.  Adea si favorite hyri në finale dhe ashtu edhe doli pasi e përmbylli atë me rezultat bindës 3:0 në seta.

Te djemtë, kampioni i ri Eris Qerimi, nuk ishte nga favoritët, por ai arriti të bëjë lojëra të mira dhe në saje të paraqitjeve të tij nuk mund të thuhet se ishte befasi, Ai në gjysmëfinale me 3:1 në seta e mundi Elton Shemsiun, kurse kampioni në fuqi, Amir Hoxha arriti deri në finale por u desh të kënaqet me vendin e dytë, pas në gjysmëfinale e mundi kolegun e tij të klubit Adriatik Malokun me 3:0 në seta.

Në konkurrencën e çifteve të përziera, kampion doli çifti Sylejman Çerkini/Shega Hashani, që pas një loje dramatike fituan ndaj çiftit Blendi Hajdari/Adea Babuni me reyultatin e ngushtë 3:2 në seta.

Shega Hashani/Jerina Rexhepi janë çifti kampion për femra që në finale e mundën çiftin Loresa Imeri/Adea Babuni.

Rilind Gashi/Blend Hajdari janë më të mirët në konkurrencën e çifteve për meshkuj, që në finale e mundën çiftin Sylejman Çerkini/Dren  Çerkini.

Shega Hashani, pas titujve në çifte të femrave dhe çifte të përziera, dominimin e saj e vërtetoi edhe në konkurrencën individuale për kadete, duke fituar kështu tre tituj kampioni. Shega në finale e mposhti bashkëlojtaren e saj Jerina Rexhepi me 3:1 në seta.

Blend Hajdari e vërtetoi epitetin e më të mirit për kadet duke fituar në finale ndaj Sylejman Çerkinit me 3:0.

Rezultatet

Kadet Meshkuj

  1. Blendi Hajdari
  2. Sylejman Çerkini
  3. Dren Çerkini
  4. Rilind Gashi

Kadet Femra

  1. Shega Hashani
  2. Jerina Rexhepi
  3. Adea Babuni
  4. Loresa Imeri

Minikadet Meshkuj

  1. Eris Qerimi
  2. Amir Hoxha
  3. Adriatik Maloku
  4. Elton Shemsiu

Minikadet Femra

  1. Adea Babuni
  2. Lene Osmani
  3. Deliza Meta
  4. Elsa Behluli

Çifte meshkuj

  1. Rilind Gashi/Blendi Hajdari
  2. Sylejman Çerkini/Dren Çerkini
  3. Amir Hoxha/Adriatik Maloku
  4. Elton Shemsiu /Endri Reka 

Çifte femra

  1. Shega Hashani / Jerina Rexhepi
  2. Loresa Imeri / Adea Babuni
  3. Dea Fetahi / Lene Osmani
  4. Elsa Behluli / Ajola Behluli

Çifte të përziera

  1. Sylejman Çerkini / Shega Hashani
  2. Blend Hajdari / Adea Babuni
  3. Dren Çerkini / Jerina Rexhepi
  4. Llukman Beka / Loresa Imeri 


Neser po ashtu në Ferizaj, do të organizohet Kampionati individual për Junior