STAG

U mbajt Kampionati Individual i Kosovës për veteranë

Sot me datën 26.06.2022 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt kampionati individual i Kosovës për veteranë. Kampionati u zhvillua në 5 kategori individuale dhe në kategorinë çifte (double) ku pati shumë ndeshje interesante.

Në kategorinë 40-49 vjeç në finale u takuan Alimehmet Kaqaniku dhe Jeton Beqiri ku u zhvillua ndeshje interesante e cila përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Jeton Beqirit i cili u shpall kampion i kësaj kategorie.

Në kategorinë 50-59 vjeç kampioni i shumëfisht Nehat Çitaku pas një dueli të fortë në finale arriti ta mposht Eroll Boshnjakun me rezultat 3-1 kështu për tu shpallur kampion.

Në kategorinë 60-65 vjeç Bujar Halili në finale arriti të fitoj me rezultat 3-1 ndaj Nezir Lokaj për ta siguruar vendin e parë të kësaj kategorie.

Në kategorinë 66-70 vjeç në finale u takuan Jakup Bibaj dhe Shefqet Jashari i cili ishte më i disponuar për ndeshje dhe arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1.

Në kategorinë mbi 71 vjeç në finale u takuan Vehbi Raqi dhe Bedri Hoti i cili arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1 për tu shpallur kështu kampion i kategorisë më të vjetër të veteranëve.

Në kategorinë çifte pas shumë ndeshjeve interesante në finale u takuan Nehat Çitaku/Fehim Rama dhe Jeton Beqiri/Alimehmet Kaqaniku ku pas një dueli të fortë Çitaku dhe Rama arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 3-1.

 

FITUESIT

Kategoria 40-49 vjeç

1.Jeton Beqiri

2.Alimehmet Kaqaniku

3.Erxhan Karabaxhaku

3.Fadil Luta

 

Kategoria 50-59 vjeç

1.Nehat Çitaku

2.Eroll Boshnjaku

3.Eroll Karabaxhaku

3.Branisllav Markoviq

 

Kategoria 60-65 vjeç

1.Bujar Halili

2.Nezir Lokaj

3.Remzi Shala

3.Selam Latifaj

 

Kategoria 65-70 vjeç

1.Shefqet Jashari

2.Jakup Bibaj

3.Sadri Abazi

 

Kategoria mbi 71 vjeç

1.Bedri Hoti

2.Vehbi Raçi

3.Shaip Reçica

 

Kategoria çifte

1.Nehat Çitaku / Fehim Rama

2.Jeton Beqiri / Alimehmet Kaqaniku

3.Erxhan Karabaxhaku / Eroll Boshnjaku

3.Eroll Karabaxhaku / Branisllav Markoviq

 

Foto : https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5431365423593090/5431356003594032/