STAG

U mbajt Kampionati Individual i Kosovës për U9, U13 dhe U17

Me datën 16.04.22 në SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual i Kosovës për U9, U13 dhe U17 i cili ishte një turne masovik ku të paraqitur ishin rreth 200 pjesëmarrës gjë që dëshmon se klubet janë duke punuar më së shumti me gjeneratat e reja dhe se fokusin kryesor e kanë në zhvillimin e tyre.

Në kategorinë “Shpresat” U9 u zhvilluan ndeshje interesante dhe të barabarta ku shumica e ndeshjeve përfunduan me rezultat të ngushtë 3-2. Në kategorinë e  femrave kampione u shpall Lira Hashani e cila në finale e mposhti Rita Kurdijan me rezultat 3-0. Në kategorinë e meshkujve Albeat Sadiku arriti të fitoj ku pas një dueli shumë të barazpeshuar e mposhti Imran Durakin me rezultat të ngushtë 3-2.

Në kategorinë U13 te femrat patëm një finale të dy vajzave nga Ferizaji ku u ndeshën Ajola Behluli dhe Maxhire Sojeva e që në fund triumfoi Maxhire Sojeva me rezultat 3-1. Në kategorinë e meshkujve në finale u takuan Resul Smaili dhe Ermin Saiti ku Resuli nuk lejoi befasi duke fituar me rezultat 3-1 dhe kështu per t'u shpallur kampion.

Në kategorinë U17 te femrat u takuan Shega Hashani dhe Lenë Osmani. Në fillimin Lena e filloi ndeshjen mirë duke avancuar 1 me 0 por që Shega u tregua shumë e vendosur për ta fituar këtë finale dhe arriti që ta përmbys rezultatin kështu duke fituar me rezultat 3-1. Në kategorinë e meshkujve Blend Hajdari nuk lejoi ndonjë befasi i cili u takua me Adriatik Malokun të cilin e mposhti me rezultat 3-0 duke u shpallur kampion i këtij kampionati.

REZULTATET

U9 – Femrat

1.Lira Hashani

2.Rita Kurdija

3.Azra Haskuka

3.Foreza Smajli

 

U9 – Meshkujt

1.Albeat Sadiku

2.Imran Duraki

3.Ris Ismajli

3.Faris Karabaxhaku

 

U13 – Femrat

1.Maxhire Sojeva

2.Ajola Behluli

3.Elsa Hajrullahu

3.Jona Hashani

 

U13 – Meshkujt

1.Resul Smaili

2.Ermin Saiti

3.Lir Salihu

3.Albes Behluli

 

U17 – Femrat

1.Shega Hashani

2.Lenë Osmani

3.Taibe Ruli

3.Tana Çitaku

 

U17 – Meshkujt

1.Blend Hajdari

2.Adriatik Maloku

3.Amir Hoxha

3.Anes Behluli

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5227772457285722/5227746210621680/

 

Aktivitetet e ardhshme

Më 23.04.22 do të vazhdoj Kampionati Ekipor - Liga A U17M, Liga B U17M dhe Liga U17F kurse me datën 24.04.22 Kampionati Ekipor - Liga 1M, Liga 1F dhe Liga 2M.