STAG

Turneu Jubilar Ahmet Hoxha 2019

Ju njoftojmë se klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt –Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me 04 dhe 05 maj 2019 nga ora 09:30 deri 18:30, në Palestrën Bill Klinton në Ferizaj, organizon turneun e XX përkujtimor ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2019”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës –“Ahmet Hoxha”.

 

Te bashkangjitur e gjeni buletinin e këtij turneu si dhe ju informojmë se deri me tani kemi ftuar dhe pranuar disa konfirmime për pjesëmarrje në këtë turne nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi. Numri i pjesëmarrësve parashihet që të jetë rreth 200 sportist.

Garat do të zhvillohen në këto kategori:

  1. SENIORË MESHKUJ DHE SENIORE FEMRA (më të vjetër se 12 vjeç “2006”)
  2. VETERANË 40 – 49 (1979 – 1970)
  3. VETERANË 50 – 59 (1969 – 1960)
  4. VETERANË 60 – 64 (1959 – 1955)
  5. VETERANË 65+ (1954>)
  6. ÇIFTE (cila do kombinim i kategorive)