STAG

SOT FINALET E MËDHA TË WTT Feeder Prishtina 2026

Të nderuar,

Pas shumë ditësh të mbushura me ndeshje spektakolare, emocione të forta dhe rivalitet të nivelit më të lartë ndërkombëtar, sot WTT Feeder Prishtina 2026 arrin kulmin me finalet e mëdha të turneut.

Sportistët më të suksesshëm të këtij edicioni do të zbresin në tavolinë për të luftuar për titujt kampionë, në një ditë që pritet të sjellë pingpong të jashtëzakonshëm dhe emocione deri në pikën e fundit.

Programi i ditës:

• 10:00 → Women’s Singles – Gjysmëfinalet

• 11:10 → Men’s Singles – Gjysmëfinalet

• 12:20 → Finalja e Mixed Doubles

• 16:30 → Finalja e Women’s Doubles

• Pason → Finalja e Men’s Doubles

• Pason → Finalja e Women’s Singles

• Pason → Finalja e Men’s Singles

Pas përballjeve të forta që kanë karakterizuar ditët e kaluara, sot priten ndeshjet më të rëndësishme të turneut, ku çdo pikë mund të bëjë diferencën në garën për trofetë e WTT Feeder Prishtina 2026.

Prishtina do të jetë sërish qendra e pingpongut ndërkombëtar, ndërsa sportdashësit do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër momentet vendimtare të një prej ngjarjeve më prestigjioze sportive të vitit.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e atmosferës finale dhe të përjetoni emocionet e ditës së madhe të WTT Feeder Prishtina 2026.

Me respekt,
FPPK