STAG

Petrit Drenica drejtor i përfaqësueses në federatën e Pingpongut

Bordi ekzekutiv i FPPK në mbledhjen e mbajtur me 14.03.2023 ka shqyrtuar raportin e komisionit intervistues dhe me vendim unanim ka vendosur që të emëroj Petrit Drenicen drejtor të përfaqësueses me mandat 4 vjeçar.

Petrit Drenica është i lindur më 23 tetor 1988 në qytetin e Mitrovicës, ndersa jeton dhe vepron në Vushtrri. Ka të përfunduar fakultetin e Menaxhmentit dhe Ekonomiks si dhe ITTF level I.

Karrierën e tij si trajner e filloi që nga viti 2012 në Vushtrri, duke pasur shumë suksese kulminante në Republiken e Kosovës. Në qytetin e tij sporti i pingpongut ishte pak i njohur tek grupmoshat e reja andaj edhe fillimi i karrieres së tij si trajner ishte i vështirë por vullneti i madh dhe përkushtimi e bënë të jetë njëri prej trajnerëve të dalluar në Kosovë.


Suksese Drejtorit të ri të përfaqësueses.