Dita e parë e WTT Feeder Prishtina 2026 është zhvilluar me ndeshje të shumta dhe të nivelit të lartë, duke sjellë përballje interesante dhe emocione gjatë gjithë ditës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Sportistë nga vende të ndryshme kanë zbritur në tavolinë, duke dhuruar duele të forta në fazat e para të garës, në ndeshjet individuale të turneut.
Gjatë ditës janë zhvilluar ndeshje në kategoritë Women’s Singles dhe Men’s Singles, ku ka pasur përballje shumë të forta, rezultate të ngushta dhe intensitet të lartë në çdo ndeshje.
Në pjesën e parë të ditës, Andis Qeku arriti fitore me rezultat 3-2 ndaj Jakub Kaucky (Republika Çeke), duke siguruar një paraqitje të mirë dhe duke kaluar një nga ndeshjet e grupit.
Gjithashtu, në kategorinë Women’s Singles, lojtaret nga Kosova patën paraqitje të denjë, duke treguar angazhim dhe nivel të mirë në përballjet e tyre.
Dita u karakterizua me intensitet të lartë, organizim të mirë dhe ndeshje që tregojnë qartë nivelin ndërkombëtar të këtij turneu.
Garat vazhdojnë nesër me fazat e radhës, ku priten edhe më shumë duele të forta dhe emocione sportive.
Ju mirëpresim në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Me respekt,