STAG

Përmbyllet dita e dytë e WTT Feeder Prishtina 2026

Dita e dytë e WTT Feeder Prishtina 2026 u zhvillua me ndeshje intensive, rivalitet të fortë dhe emocione të shumta në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e fazës “Qualification Draw”, ku pjesë e garës ishin 16 sportistë, ndërsa nesër 8 prej tyre do të vazhdojnë tutje në fazën e radhës të turneut.

Ndeshjet e sotme u karakterizuan me lojëra shumë të forta dhe rezultate tejet të ngushta, gjë që tregon qartë nivelin e lartë të konkurrencës dhe cilësinë e sportistëve pjesëmarrës në këtë event ndërkombëtar.

Sportistë nga vende të ndryshme vazhduan të dhurojnë performanca të mira dhe duele atraktive gjatë gjithë ditës, duke e bërë WTT Feeder Prishtina 2026 një nga ngjarjet më interesante sportive të momentit në vend.

Garat vazhdojnë edhe nesër me fazat e ardhshme të turneut, ku priten emocione të tjera dhe përballje të forta në tavolinë.

Ju mirëpresim në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Me respekt,
FPPK