STAG

Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Senior në Bullgari

Nga data 2 deri me 6 shtator 2023, përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në kampionatin ballkanik të seniorëve i cili do të mbahet në Albena të Bullgarisë.

Përfaqësuesja e Kosovës është përgatitur për këtë kampionat prestigjioz, do të prezantohet në kategorinë e meshkujve me: Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Yll Dragidella dhe Blend Hajdari të udhëhequr nga trajneri Besim Hajdari.

kategorinë femrave, Alma Mehmeti, Lenë Osmani dhe Leoresa Imeri do të përfaqësojnë me krenari Kosovën, me përkujdesje nga trajneri Jeton Azizi për sfidat që i presin.

Pjesë e delegacionit të Kosovës do të jenë edhe sekretari i përgjithshëm, Z. Fadil Luta, Drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Z. Petrit Drenica, anëtari i bordit Z. Ridvan Hashani dhe gjyqtari ndërkombëtar Eroll Karabaxhaku.

Lojtarët tanë do të garojnë në kategorinë idividuale, çifte dhe çifte të përziera.

Për më shumë informacione, klikoni në linkun më poshtë:

https://balkantabletennisunion.com/.../balkan-senior.../