STAG

Organizohet liga rajonale e pingpongut në Prishtinë

 

Me 23 dhe 24 nëntor në pallatin e rinisë në Prishtinë, do të organizohet për herë të parë liga rajonale e pingpongut e quajtur CONNECT Youth Table Tennis Regional Balkan League.

Pjesëmarrës në CONNECT League do të jenë 4 shtetet fqinje të Kosovës, respektivisht, Mali i zi, Maqedonia e veriut dhe Shqipëria, ndërsa Bullgaria kësaj radhe do të mungoj. Liga do të jetë e hapur për shtetet tjera që do i bashkëngjiten në të ardhmen, e do të organizohet në sistem vajtje-ardhje.

Liga do të zhvillohet për kategorinë e reja U16 dhe U18 në të dy gjinitë, ku secili shtet do të përfaqësohet me nga 8 lojtarë. Garat do të zhvillohet me 3 të fituara, sipas sistemi Corbillon Cup, pra me nga dy lojtarë, që mund të zhvillojnë nga dy individuale dhe një lojë në çifte.  

Për të shprehur vlerësimin e njëkohësisht për të garantuar se do ta përkrahë fillimin e kësaj iniciative, Kosovën do ta vizitoj Kryetari i federatës Evropiane të Pingpongut z. Ronald Kramer.

Kosovën në këtë kampionat do e përfaqësojnë:

  • Junior M: Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti
  • Junior F: Alma Mehmeti dhe Loresa Imeri
  • Kadet M: Blendi Hajdari dhe Sylejman Çerkini
  • Kadet F: Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani
  • Trajner: Rifat Rifati, Jeton Azizi dhe Ridvan Hashani

Agjenda e paraparë është si në vijim

22.11.2019

  • 21:00 – Hedhja e shortit

23.11.2019          

  • 10:00     Hapja e zyrtare e ligës
  • 10:30     CBT & CGT R1
  • 12:00     JBT & JGT R1
  • 17:00     CBT & CGT R2
  • 18:30     JBT & JGT R2

24.11.2019          

  • 10:00     CBT & CGT R3
  • 12:00     JBT & JGT R3

Komisioni Organizativ

Nehat Çitaku

Kastriot Orana

Fadil Luta