STAG

Organizohen xhirot e fundit të garave ekipore për vitin 2021

Me 31 tetor në SHMU Motrat Qiriazi në Prizren duke filluar nga ora 10:00, janë paraparë të organizohen xhirot e fundit të garave ekipore në superligë për meshkuj dhe femra, si dhe xhirot e fundit të fazës së parë të ligës së parë A dhe B.

Ndeshje derbi pritet të jetë ndeshja e xhiros së 14  ndërmjet Ahmet Hoxha vs KVPP Prizreni, nga e cila do të kuptohet cili klub do të siguroj mbijetesën në superligë, ndërsa klubi tjetër do të pres epilogun e 3 ndeshjeve të ‘Lirisë’.

Në konkurrencën e superligës së femrave ndeshja derbi është ajo për vendin e parë ndërmjet ‘Ahmet Hoxha Femrat’ vs ‘Drita Femrat’.

Në ligën e parë A ndeshje derbi konsiderohet ndeshja ‘Hasan Prishtina’ vs ‘Sharri’, ndërsa në ligën e parë B ndeshja derbi konsiderohet ndeshja ‘Llapusha’ vs ‘Ahmet Hoxha MK’.

Ndeshjet tjera do të jenë: