STAG

Organizohen turniret në pingpong për seniorë dhe veteranë për ditën e flamurit

Për nder të ditës së flamurit FPPK do të organizoj dy aktivitete duke filluar të shtunën me turneun e veteraneve dhe të dielën me turneun e seniorëve. Të dy aktivitetet janë paraparë të zhvillohen në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Të shtunën me 26 nëntor do të organizohet turneu i veteranëve për këto kategori:

  • 40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)
  • 50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)
  • 60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)
  • mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1957 ose përpara)

Shorti për veteranë do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.

*

Të dielën më 27 nëntor do të organizohet turneu i seniorëve “Dita e Flamurit”.

Klubet duhet të paraqesin lojtarët e interesuar deri më 23 nëntor në ora 16:00, vetëm në emailin [email protected]

Shorti do të hidhet nga komisioni i garave me datën 24 nëntor.