STAG

Organizohen dy turne për ditën e Flamurit në Ferizaj

Me 30 nëntor dhe 1 dhjetor nga ora 10:00 në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, FPPK në bashkëpunim me Kpp Ahmet Hoxha ka paraparë që të organizoj dy turne për Ditën e Flamurit.

 

1)      Fillimisht me 30 nëntor do të organizohet turneu i veteranëve në 5 kategori:

 

ü  40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1979 ose përpara)

ü  50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1969 ose përpara)

ü  60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1959 ose përpara)

ü  mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1954 ose përpara)

ü  si dhe garat e çifteve

 

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi.

 

Me 1 dhjetor po ashtu nga ora 10:00 në shkollën Tefik Qanga në Ferizaj është paraparë organizimi i turneut të seniorve për ditën e Flamurit, që përveç shpërblimeve të parapara për 3 vendet e para, do të jetë edhe mundësia e fundit për lojtarët që të rezervojnë një vend në TOP 12 / 8 turneun e Seniorëve.

 

 

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 27 nëntor në ora 16:00 për të dy turnetë duke plotësuar dokumentin e bashkangjitur, nuk do të pranohet paraqitje në formë tjetër.

 

Shorti do të hidhet të premten me 29 nëntor nga ora 17:00, në zyre të FPPK-së dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët .....më të vjetër se 12 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2006 e më të vjetër.

 

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do te merren në konsiderate.