Federata e Pingpongut e Kosovës ju njofton se më 21 qershor 2026, në Palestrën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, do të organizohet Turneu për të Rinj “Dita e Çlirimit”, duke filluar nga ora 10:00.
Ky aktivitet tradicional i cili është në Kalendarin e Garave të FPPK-së mbledh sportistët e rinj nga e gjithë Kosova dhe synon promovimin e talentit, përkushtimit dhe frymës sportive te gjeneratat e reja, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e pingpongut në vend.
Garat do të zhvillohen në kategoritë U9, U15 dhe U19, duke ofruar mundësi për paraqitje, përvojë garuese dhe afirmim të sportistëve të rinj.
