STAG

Nënkryetari i ETTU-së përsëri në Kosovë

Nënkryetari i ETTU-së z.Ivo Goran Munivrana me rastin e turneut të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës do të vizitojë Kosvën.

 Nënkryetari Munivrana do të ndjek nga afër kuvendin e rregullt te FPPK-së i cili do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 11:00, kurse në mbremje do te jetë pjesë e ceremonisë organizuar me rastin e shpalljës se më të mirrëve të vitit 2019.

z.Munivrana poashtu do të merr pjëse në hapjen solemnte të turneut “Dita e Pavarësisë – 17 shkurti” turne ky i cili do të mbahet me datë 17 shkurt, duke filluar nga ora 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtine.

Kjo është hera ë dytë që kroati Munivrana viziton Kosovën, pas ligjeratës së mbajtur në nëntor të vitit 2016, lidhur me temën "Programet e zhvillimit të Ping-Pongut nga ETTU".