STAG

Llapusha dhe Sharri anëtarë të rinj të Superligës

Sot, 07/11/2021, në SHMU Dardania në Pejë, u organizuan ndeshjet e pleyofit i ligës së parë, në mënyrë që të definohen 2 klubet që do të avancojnë në superligë në vitin 2022, si dhe plasmani final për klubet tjera.

Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale ishin të balancuara e mjaft interesante, mirëpo përqendrimi ishte tek dy ndeshjet gjysmëfinale që fituesin e shpinin në finale, tek gjysmëfinalja e parë Sharri fitoj me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Shkolla Prizreni, e me rezultat të njëjtë edhe Llapusha fitoj ndaj Gani Malokut.

Në Finale Llapusha ishte më e përkushtuar dhe fitoj ndaj Sharrit me rezultat 3:1, e kështu edhe titullin e kampionit të ligës së parë.

Foto:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4699776553418651/4699762523420054/

Rezultatet dhe radhitja përfundimtare e ligës së parë:

Aktivitetet e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme është paraparë oragnizimi i TOP turneve për Junior dhe U21 për të dy gjinitë, si dhe përfaqësimi i Kosovës në kampionatin individual evropian për U21.