STAG

LEORESA IMERI DHE FATIH KARABAXHAKU JANË FITUES TË TURNEUT TOP 8 U21

Me datë 3 dhjetor, në hapësirën e SHFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, u organizua njëri ndër turnetë më të rëndësishëm për TOP 8 në kategorinë U21 për meshkuj dhe femra.

Në këtë turne, emocionet ishin të shumta, lojtarët luajtën ndeshje shumë tërheqëse dhe me plot rivalitet. Gjatë turneut, ata treguan një nivel të lartë teknik dhe taktik, duke bërë garën për titull shumë interesante.

kategorinë e femrave, gara për titull ishte shumë e ngushtë, dhe fituesja u përcaktua vetëm pas numërimit të seteve. Leoresa Imeri, Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani kishin një bilanc të njëjtë të fitoreve (gjashtë fitore dhe një humbje nga shtatë ndeshje të luajtura).

Pas numërimit të seteve, Leoresa Imeri nga ‘Kpp Vushtrria’ u shpall fituese e turneut TOP 8 U21 për kategorinë e femrave. Në pozitën e dytë renditet Alma Mehmeti nga ‘Kpp Drita F’, ndërsa në pozitën e tretë renditet bashkë lojtarja e saj te ‘Drita F’, Lenë Osmani.

Në kategorinë e meshkujve, gjithashtu u zhvilluan ndeshje shumë interesante dhe të ngushta. Fatih Karabaxhaku nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ u shpall fitues i turneut TOP 8 U21 për kategorinë e meshkujve me një bilanc të mrekullueshëm të fitoreve (shtatë fitore nga shtatë ndeshje, 20 – 1 në sete). Në pozitën e dytë renditet bashkë lojtari i tij te ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’, Blend Hajdari me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje. Ndërsa, në pozitën e tretë renditet Adriatik Maloku nga ‘Kpp Gani Maloku’ me katër fitore nga shtatë ndeshje.