STAG

Kreshnik Mahmuti dhe Lenë Osmani fitues të turneut Top 8 për Senior

Sot, me datë 17 dhjetor në hapësirën e SHFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, u organizua njëri ndër turnetë më prestigjiozë për TOP 8 në kategorinë e seniorëve për meshkuj dhe femra.

Në këtë turne ashtu siç edhe u prit, u luajtën shumë ndeshje tërheqëse dhe me shumë rivalitet, që e bënë garën për titull shumë interesante. Lojtarët treguan nivel të disiplinës dhe treguan nivel të lartë teknik dhe taktik.

kategorinë e femrave u zhvilluan shumë ndeshje të mira me shumë momente interesante gjatë ditës. Lenë Osmani nga ‘Kpp Drita F’ u shpall fituese e turneut TOP 8 për senior në kategorinë e femrave pasi arriti të shënoj fitore në shtatë ndeshjet e luajtura. Ajo i fitoi gjashtë ndeshje me rezultat 3:0, përveç në ndeshjen kundër Shega Hashani, të cilën e fitoi me rezultat 3:2.

Taibe Ruli, Alma Mehmeti dhe Leoresa Imeri kishin numër të njëjte të fitoreve (nga pesë fitore), dhe vendi i dytë dhe i tretë u përcaktuan vetëm pas numërimit të seteve. Kështu në pozitën e dytë u rëndit Taibe Ruli nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ dhe në vendin e tretë u rëndit Alma Mehmeti nga ‘Kpp Drita F’.

Edhe në kategorinë e meshkujve kishte shumë ndeshje të ngushta, emocionuese dhe me intensitet të lartë. Kreshnik Mahmuti nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ u shpall fitues i turneut TOP 8 për senior në kategorinë e meshkujve, pasi shënoi fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura. Ai gjithashtu shënoi fitore bindëse në të gjitha ndeshjet, përveç në ndeshjen kundër bashkë lojtarit të tij te ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’, Fatih Karabaxhakut, në ndeshjen e cila mund të konsiderohet si ndeshja e ditës. Fatihu ishte duke udhëhequr me rezultat 2:0, mirëpo Kreshniku me qetësi dhe stabilitet arriti ta kthej rezultatin në favorin e tij dhe fitoi ndeshjen me rezultat 3:2.

Në pozitën e dytë u rëndit Fatih Karabaxhaku me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje. Ndërsa në pozitën e tretë u rëndit Blend Hajdari nga ‘Kpp Lidhja e Prizrenit’ me katër fitore nga shtatë ndeshje.

Më shumë fotografi: https://www.facebook.com/fppks 

REZULTATET PERFUNDIMTARE