STAG

Kreshnik Mahmuti dhe Lenë Osmani fitues të turneut të seniorëve 'Dita e Boshnjakëve'

Sot me datën 02.10.22 në SHFMU “Mushnikova” në Mushnikovë (Prizren), FPPK në bashkëpunim me klubin “Kpp Sharri” organizuan me sukses turneu e seniorëve “Dita e Boshnjakëve”. Ndeshjet u zhvilluan në një frymë sportive dhe kushte të mira organizative.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Eroll Boshnjaku ku Kreshniku nuk lejoi befasi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1, kurse në gjysmëfinalen e dytë Fatih Karabaxhaku pati punë të vështirë ndaj bashkëlojtarit të klubit të tij, Dardan Imami i cili tregoi paraqitje të mirë por që në fund Fatih arriti të fitoj me rezultat 3-2. Në finale u takuan dy bashkëlojtarët e klubit prizrenas “Kpp Lidhja e Prizreni”t, ku u zhvillua ndeshje interesante dhe barazbeshuar por që Kreshniku ishtë më i përqendruar në fund dhe arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat të ngushtë 3-2 dhe kështu për tu shpallur fitues i turneut.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan Shega Hashani dhe Lenë Osmani e cila ishte më e disponuar për lojë dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë Alma Mehmeti arriti ta befasoj kampionen e shumëfishtë Linda Zeqirin duke e mposhtur me rezultat bindës 3-0. Në finale u ndeshën dy bashkëlojtaret e klubit “Kpp Drita”, të cilat treguan ndeshje të mirë por që Lena ishte më efikase dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.

Rezultatet

Meshkujt

1.Kreshnik Mahmuti

2.Fatih Karabaxhaku

3.Dardan Imami

3.Eroll Boshnjaku

Femrat

1.Lenë Osmani

2.Alma Mehmeti

3.Shega Hashani

3.Linda Zeqiri

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5714440275285602/5714439368619026/

Aktivitetet e ardhshme

08.10.2022 – Turneu TOP 8 për U19 (Ferizaj)

09.10.2022 - Kampionati Ekipor: Java VII - Liga 1M (2 Xhiro), Liga 1F (2 xhiro), Liga 2M A (2 xhiro), Liga 2M B (2 xhiro) (Pejë)