STAG

Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti fitues të turneut TOP 8 për Senior

Sot më 04.12.22 në Pallatin e Sporteve në Prishtinë u zhvillua turneu më i fortë i vitit ku u përballën TOP 8 lojtarët më të mirë në kategorinë e Seniorëve për meshkuj dhe femra. Në kushte shumë të mira organizative u zhvilluan ndeshje mjaftë interesante e atraktive për shikuesit.

Në kategorinë e meshkujve Kreshnik Mahmuti arriti t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe ta siguroj vendin e parë të turneut më të fortë të vitit. Në vendin e dytë përfundoi Fatih Karabaxhaku më vetëm një humbje dhe në vendin e tretë Yll Dragidella i cili shënoi 4 fitore dhe 3 humbje.

Në kategorinë e femrave Alma Mehmeti arriti ta mposhtë favoriten e këtij turneu Linda Zeqirin për të vazhduar pa humbje edhe në ndeshjet tjera dhe për tu shpallur kështu kampione e këtij turneu. Në vendin e dytë mbeti Linda Zeqiri me vetëm një humbje, dhe në vendin e tretë talentja Taibe Ruli e cila arriti t’i befasojë Leoresa Imerin dhe Lenë Osmanin dhe për t’ua rrëmbyer vendin e tretë.

Rezultatet përfundimtare

Meshkujt

1.Kreshnik Mahmuti – Kpp Lidhja e Prizrenit

2.Fatih Karabaxhaku – Kpp Lidhja e Prizrenit

3.Yll Dragidella – Kpp Priping

4.Eroll Boshnjaku – Kpp Liria

5.Blend Hajdari – Kpp Lidhja e Prizrenit

6.Dardan Imami – Kpp Liria

7.Aulon Bivolaku – Kpp Priping

8.Orhan Kurteshi – Kpp Prishtina

Femrat

1.Alma Mehmeti – Kpp Drita

2.Linda Zeqiri – Kpp Drita

3.Taibe Ruli – Kpp Lidhja e Prizrenit F

4.Leoresa Imeri – Kpp Vushtrria F

5.Lenë Osmani – Kpp Drita F

6.Shega Hashani – Kpp Ahmet Hoxha F

7.Edolinda Alimehaj – Kpp Peja F

8.Olta Vishaj – Kpp Peja F

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5904260616303566/5904159562980338/