Ky komision luan një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të sportistëve dhe përfaqësimi i tij shtrihet edhe në Bordin Ekzekutiv të Federatës së Pingpongut të Kosovës, duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të sportistëve në vendimmarrje.
Komisioni i Sportistëve parashihet të zgjidhet gjatë turneut “Dita e Flamurit” që është paraparë të mbahet më 27 dhe 28 Nëntor 2026, ku sportistët do të kenë mundësinë të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këtë komision.
