STAG

Gara hyn në fazën vendimtare – sot çerekfinalet e WTT Feeder Prishtina 2026

Sot vazhdon dita e katërt e WTT Feeder Prishtina 2026, me turneun që hyn në një nga fazat më interesante dhe vendimtare të garës.

Pas përballjeve të forta dhe emocioneve të ditëve të kaluara, sot do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale në kategoritë Mixed Doubles, Women’s Doubles dhe Men’s Doubles, ku çiftet më të suksesshme të turneut do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

Me kalimin e garës në fazat eliminatore, priten ndeshje edhe më intensive, rivalitet i madh dhe pingpong i nivelit të lartë, me pjesëmarrjen e sportistëve që kanë dëshmuar cilësitë e tyre gjatë ditëve të para të turneut.

WTT Feeder Prishtina 2026 vazhdon të sjellë emocione dhe spektakël sportiv në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke mbledhur sportistë nga vende të ndryshme të botës.

Ju ftojmë të ndiqni nga afër vazhdimin e garave dhe momentet vendimtare të këtij eventi ndërkombëtar.

Me respekt,

FPPK