Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK) shpall Ftesë për Ofertim për realizimin e projektit "Digjitalizimi i FPPK-së", me qëllim zhvillimin e një sistemi modern të integruar që përfshin uebsajt dinamik dhe aplikacion celular për menaxhimin e proceseve të federatës.
Ftesa u drejtohet kompanive dhe ekspertëve të specializuar në zhvillimin e sistemeve digjitale, të cilët mund të ofrojnë zgjidhje që përfshijnë menaxhimin e garave, klubeve, sportistëve, gjyqtarëve, ranglistave, live scoring, si dhe module të tjera të kërkuara sipas specifikimeve teknike.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 gusht 2026, ora 16:00, përmes e-mailit zyrtar të FPPK-së: [email protected].
📄 Dokumentacioni i plotë dhe kërkesat teknike janë të disponueshme në dokumentin e bashkëngjitur.
