STAG

Ftesë për ofertim: Furnizim me pajisje të pingpongut

Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) shpall Ftesë për Ofertë për furnizimin me pajisje sportive të pingpongut, në kuadër të projektit për avancimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e sportit të pingpongut në Kosovë.

FPPK fton kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të specializuara në pajisje të pingpongut të dorëzojnë ofertat e tyre financiare dhe teknike për furnizimin me:

  • Tavolina të aprovuara nga ITTF,
  • Paravanë për fushat e pingpongut,
  • Topa të aprovuar nga ITTF për stërvitje.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 15 gusht 2026, ora 16:00, ndërsa ofertat duhet të dërgohen në format elektronik në adresën zyrtare të FPPK-së: [email protected].

📄 Dokumentacionin e plotë dhe specifikimet teknike mund t’i gjeni në dokumentin e bashkëngjitur.