session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_e3ebdf66cc93f9f3b708f9bb5464c363, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Sot më 19.03.2023 në tri qytete të Kosovës duke filluar nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot e para për ligën e parë M&F dhe të dytë M.
Në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot 1 dhe 2 në ligën e parë të meshkujve ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe rivalitet të lartë, e befasi ishte fitorja e Istogut ndaj Sharrit me 3:1. Nga ora 13:00 filluan ndeshjet e ligës së dytë A – rajoni i Ferizajt- në të cilën po ashtu kishte ndeshje interesante dhe me rivalitet, por favoritët nuk lejuan befasi.
Në SHMU 8 Marsi në Pejë me fillim nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot 1 dhe 2 në ligën e parë të femrave në atmosferë shumë të mirë për lojë dhe prezencë të publikut, të cilët u ndanë të kënaqur me rivalitetin e treguar nga vashat, e favoritët nuk lejuan befasi. Nga ora 13:00 filluan ndeshjet e ligës së dytë B – rajoni i Pejës- në të cilën po ashtu kishte ndeshje interesante dhe me rivalitet.
Në sallën e pingpongut në Pallatin e rinisë në Prishtinë nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot 1 dhe 2 të ligës së dytë C – rajoni i Prishtinës – në ambient shoqëror u zhvilluan ndeshje të mira e favoritët nuk lejuan befasi.
Rezultatet dhe tabelat