Sot vazhdon dita e dytë e WTT Feeder Prishtina 2026, turneut ndërkombëtar të pingpongut që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Pas ndeshjeve intensive dhe emocioneve të shumta të ditës së parë, edhe sot priten përballje të forta dhe ndeshje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e sportistëve nga vende të ndryshme të botës.
Ndeshjet do të fillojnë nga ora 10:00, ku gjatë gjithë ditës do të zhvillohen duele në kategoritë përkatëse të turneut.
Ju ftojmë të ndiqni nga afër vazhdimin e garave dhe të bëheni pjesë e atmosferës sportive të WTT Feeder Prishtina 2026.
Ju mirëpresim në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Me respekt,
FPPK