STAG

Fillojnë garat ekipore në pingpong për vitin 2023

Këtë fundjavë do të fillojnë garat ekipore në pingpong për vitin 2023, duke filluar të shtunën me grup moshat U15 dhe U19, e pastaj të dielën me garat e superligës.

Në saj të numrit në rritje të klubeve të regjistruara si dhe shtimit të ligave në vitin 2023 do të organizohen garat deri në 3 vende brenda një dite në 3 sisteme të ndryshme.

Garat e Superligës për meshkuj dhe femra do të fillojnë në Prizren dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 4 të fituara (3 individuale dhe 1 në çifte, lejohen nga 3 deri në 5 lojtarë për një xhiro)

Garat e ligës së parë për meshkuj do të organizohen në Ferizaj dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro)

Garat e ligës së parë për Femra do të organizohen në Pejë dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro)

Garat e ligës së dytë për meshkuj, në sajë të numrit të madh të të paraqiturve (15 klube), janë ndarë në 3 regjione me nga 5 klube: A) Ferizaj, B) Pejë dhe C) Prishtinë, andaj edhe garat do të organizohen në Ferizaj, Pejë dhe Prishtinë, garat do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro), pas përfundimit të dy sezoneve do të organizohen garat e play off-it, ku 2 më të mirat nga secili grup do të garojnë secili me secilin për të caktuar 2 të parët që do të avancojnë në nivel më të lartë garues.

Garat e ligës U19 për meshkuj dhe femra do të organizohen në Ferizaj, dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro)

Garat e ligës U15 për meshkuj, në sajë të numrit të madh të të paraqitura (12 ekipe), janë ndarë në 2 grupe A dhe B, do të organizohen në Ferizaj dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (2 individuale dhe 1 në çifte, lejohen 3 lojtarë për xhiro, secili luan maksimalisht 2 ndeshje për xhiro), pas përfundimit të dy sezoneve do të organizohen garat e play off-it.

Bashkangjitur orari i garave për të gjitha ligat

Shënim: në superligë garat do të zhvillohen me topat STIGA, ndërsa në ligat tjera me STAG.

ORARI I NDESHJEVE TË KËSAJ JAVE

E shtunën me datën 11.03.23 në SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj do të zhvillohen ndeshjet: 

Të dielën me datën 12.03.23 në SHFMU ”Fadil Hisar” në ​Prizren do të zhvillohen ndeshjet:

Orari i të gjitha garave ekipore