STAG

Fatih Karabaxhaku shkëlqen edhe në kategorinë e seniorëve në turneun ndërkombëtarë "Zegin Open 2022"

Një ditë pasi u shpall kampion në kategorinë e juniorëve, Fatih Karabaxhaku ka shkëlqyer edhe në kategorinë e seniorëve duke e zënë vendin e dytë në turneun ndërkombëtarë "Zegin Open 2022" që është mbajtur në Berovo të Maqedonisë Veriore.

Fatih ka treguar kualitetin e tij me një performancë të nivelit të lartë edhe në kategorinë e seniorëve ku në gjysmëfinale arriti ta mposht Kristian Stanojkovskin kampionin e shumëfishtë të Maqedonisë së Veriut me rezultat 4-2 kurse në finale u mposht nga serbi Milenkovic me rezultat 4-1.

Fatih është reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Kosovës në pingpong dhe anëtar i klubit nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”.