STAG

DRITA F DHE LIDHJA E PRIZRENIT FITUES TË SUPERLIGËS PËR VITIN 2023

Sot, me datë 5 nëntor në hapësirën e shkollës Tefik Çanga’, në Ferizaj, u organizua xhiro e fundit e Superligës së Kosovës për meshkuj dhe femra.

Ndeshjet filluan nga ora 10:00 me kategorinë e femrave.Në kategorinë e femrave u takuan ‘Drita F’ dhe ‘Ahmet Hoxha F’ dhe u zhvillua një ndeshje mjaft interesante. Në lojën e parë, Shega Hashani fitoi kundër Egzona Zeqirit me rezultat 3:0, ndërsa katër ndeshjet tjera i fituan lojtaret nga klubi ‘Drita F’ të udhëhequra nga trajneri Jeton Azizi, dhe me 14 fitore nga 14 ndeshje ato u shpallen fituese në Supërligën e Kosovës për sezonin 2023 dhe mbrojtën titullin për të 7-tën herë. Nen kampione të superligës shpallen ‘Ahmet Hoxha F’ të drejtuara nga trajneri Ridvan Hashani, ndërsa në pozitën e tretë rënditen ‘Ahmet Hoxha MK’ të udhëhequra nga trajneri Ardian Lamaxhema.

Në ndeshjen tjetër ‘Vushtrria F’ shënoi fitore kundër ‘Prishtina F’ me rezultat 4:1.

Nga ora 12:00 filluan ndeshjet e kategorisë së meshkujve, ku u takuan ‘Lidhja e Prizrenit’ kundër ‘Priping’ dhe ‘Prishtina M’ kundër ‘Liria’.Në ndeshjen e parë u takuan ‘Lidhja e Prizrenit’ kundër ‘Priping’. Në lojën e parë u ndeshen Fatih Karabaxhak kundër Aron Konit, ndeshje të cilën Fatih e fitoi me rezultat 3:2. Tri ndeshjet tjera në vazhdim i fituan lojtarët e ekipit nga Prizreni, për të shënuar fitore me rezultat perfekt, 4:0.‘Lidhja e Prizrenit’ e drejtuar nga trajneri Besim Hajdari, me rekord të fitoreve 14 nga 14 ndeshje, shpallet kampione e Superligës së Kosovës për sezonin 2023 duke mbrojtur titullin për të 8-tën herë me radhë. Nënkampion i Supërligës u shpall klubi nga kryeqyteti, ‘Priping’ të udhëhequr nga trajneri Kastriot Orana. Ndërsa në pozitën e tretë renditen ‘Dardania’ të udhëhequr nga Samir Ajeti.

 Në ndeshjen tjetër ‘Prishtina M’ shënoi fitore kundër ‘Liria’ me rezultat 4:0.

Në ndeshjen ‘Dardania’ kundër ‘Ahmet Hoxha’ e cila u zhvillua me 1 nëntor në Prishtinë, fitore me rezultat 4:0 ka shënuar ekipi ‘Dardania’.‘

Gani Maloku’ për shkak të mos zhvillimit të më shumë se 3 ndeshjeve, largohet nga superliga.

Në kategorinë e femrave, nga liga bie ‘Peja F’, ndërsa në kategorinë e meshkujve nga liga bie ‘Vushtrria’ dhe ‘KVPP Prizreni’ te cilat nuk e zhvilluan ndeshjen e fundit.