STAG

Çitaku e Orana takohen me Presidentin e ITTF

9 tetor, Shkup - Në margjinat e turneut botëror “2019 ITTF Junior Circuit, N. Macedonia Junior & Cadet Open”, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, Kryetari Nehat Çitaku dhe anëtari i Bordit Kastriot Orana, janë takuar me presidentin e ITTF z. Thomas Weikert.

 

Kryetari Çitaku në emër të FPPK-se falenderoi Presidentin e Federatës Botërore të Pingpongut z.Thomas Weiker, për përkrahjen e vazhdueshme të ITTF karshi Kosovës, si dhe e njoftoi per zhvillimet e fundit të federatës si dhe bashkpunimin e mirë mes shteteve të rajonit.  Ndersa Presidenti Weikert e përgëzoi Kryetarin Çitaku dhe për arritjet e deritashme dhe u shpreh i lumtur që Kosova që nga pranimi në ITTF vazhdimisht ka promovuar sportin e Pingpongut.

 

Kurse Orana, në emër të Federatës e ftoi z.Weikert së bashku me stafin për zhvillim në ITTF, ta vizitojë Kosovën, me rastin e manifestimit të Ditës Botërore të Pingpongut, manifestim tradicional i FPPK-së i cila do të mbahet me 6 Prill 2020 në Prishtinë.

 

Në fund Kryetari Çitaku i dhuroi nje dhuratë modeste, një fanellë me të cilën Kosova kishte fituar medalën e parë ndërkombetare në pingpong.

 

Nikoqiri i turneut “2019 ITTF Junior Circuit, N. Macedonia Junior & Cadet Open”, Presidenti z.Goran Tilovski u shpreh i lumtur me pjesemarrjen e 20 shteteve ne kete turne, duke pasur parasysh qe kjo eshte hera e pare qe po organizohet nje turne i tille ne kete rajon.