STAG

Christopher Doran dhe Alma Mehmeti fitues në Turneun Memorial "Ahmet Hoxha"

Sot më datë 23 Maj 2021 në sallën e sporteve të shkollës fillore "Tefik Çanga" në Ferizaj, u mbajt për herë të 22-të me radhë, turneu memorial tradicional për nder të jetës dhe veprës së heroit të Kosovës "Ahmet Hoxha". Hapjen zyrtare të turneut e bëri drejtoresha e DKRS-së në komunën e Ferizajit znj. Xhemile Murati - Shabani së bashku me kryetarin e FPPK-së z. Jeton Beqiri. Pjesëmarrës ishin rreth 150 pingpongistë të të dy gjinive nga Kosova, të cilët u ndanë me grupe dhe orare të caktuara, poashtu nuk pati mundësi të ftohen pingpongistët nga rajoni për arsye të pandemisë.

Te kategoria e femrave pjesëmarrëse ishin 29 garuese, të cilat nga ora 9:30 garuan në sistem eliminimi. Dita ditës garat po bëhen më interesante e të papritura. Kësaj radhe befasi e mirë ishte Bjondina Hasani që eliminoj Shega Hashanin në të 8-tën e finales, e pastaj edhe Alma Mehmeti që fitoi në finale ndaj Linda Zeqirit.

Dy gjysmë finalet, Linda Zeqiri kundër Hanife Zeqirit dhe Alma Mehmeti kundër Bjondina Hasanit, u mbyllen me rezultat 3:0, e në finale ishte një duel mjaft interesant ndërmjet Lindës dhe Almës, në fund me rezultat të ngushtë 3:2 fitoj Alma, fitullin e parë këtë vit në kategorinë e seniorve.

 

Te kategoria e meshkujve numri i të interesuarve për pjesëmarrje ishte mjaft i madh, morën pjesë 112 garues nga të gjitha klubet e Kosovës, që filluan garat nga ora 12:00 me sistem eleminimi. Për dashamirët e pingpongut kishte mjaft ndeshje interesante, befasi konsiderohen fitoret në të 32 e finales të Sylejman Çerkinit ndaj Eroll Boshnjakut, Altin Mulit ndaj Berkan Bajmak, Petrit Dragidelles ndaj Alimemhet Kaçanikut si dhe Elnes Alitit ndaj Feim Ramës.

Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj një set ndaj Christopher David Doran, ndërsa në Gjysmë finalen e dytë Blendi Hajdari fitoi 2 seta ndaj Fatih Karabaxhakut.

Në Finale përsëri u ndeshjen Christopher David Doran dhe Fatih Karabaxhaku, kësaj radhe ndeshja ishte më e fortë, për çka tregon edhe rezultati i ngushtë 3:2 për Christopher David Doran që ka kontribuar në ngritjen e cilësisë në elitën e pingpongut Kosovar.

Rezultatet ishin këto:
Kategoria Femrat:
Alma Mehmeti - vendi i parë
Linda Zeqiri - vendi i dytë
Hanife Zeqiri - vendi i tretë
Bjondina Hasani - vendi i tretë

Kategoria Meshkujt:
Christopher Doran - vendi i parë
Fatih Karabaxhak - vendi i dytë
Kreshnik Mahmuti - vendi i tretë
Blend Hajdari - vendi i tretë


Për më të mirët u ndanë kupa, medalje dhe mirënjohje.


Lavdi për jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Hoxha.

https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4194504807279164/4194457173950594/