STAG

ARTI KARABAXHAKU DHE LENË OSMANI KAMPIONË TË KAMPIONATIT INDIVIDUAL TË KOSOVËS PËR U17

 Sot, me datë 13/05/2023, në hapësirën e shkollës ‘’Tefik Çanga’’ në Ferizaj u mbajt ‘’Kampionati Individual i Kosovës për U17’’, nga i cili pamë talent, entuziazëm, ambicie dhe konkurrencë, por mbi të gjitha, shpirtin sportiv që këta sportistë të rinjë e zotërojnë.

Garat ishin planifikuar për pesë kategori: çifte të përziera, çifte femra, çifte meshkuj, individuale femrat dhe individuale meshkujt.

Ndeshjet filluan në orën 10:00 me kategorinë e Çifteve të Përziera, dhe pas shumë lojëve interesante, në gjysmëfinalen e parë u takuan Adriatik Maloku - Lenë Osmani kundër Land Osmani - Tana Çitaku. Ndeshja përfundoi në të mirë të Adriatikut dhe Lenës. Ndeshje mjaft interesante u zhvillua dhe në gjysmëfinalen e dyte, ku u takuan Amant Sejdiu - Maxhire Sojeva kundër Arti Karabaxhaku - Donika Dema, të cilët vetëm pas setit të pestë avancuan në finale. Ndërsa në finale Adriatiku dhe Lena nuk lanë vend për befasi dhe pas tre seteve u shpallën kampion në kategorinë ‘’Çifte të përziera’’.

 Në kategorinë e çifteve të meshkujve pati ndeshje mjaftë interesante gjithashtu, mirëpo dyshet Ron Kolloni - Akil Mahmuti dhe Anes Behluli - Olti Behluli ishin shumë të disponuar për lojë dhe pas katër ndeshjeve arrijnë në finale.

Finalja ishte mjaft interesante, mirëpo Roni dhe Akili ishin të pandalshëm përgjatë kampionatit, kështu u shpallën dhe kampionë në kategorinë ‘’Çifte Meshkujt’’.

Sikur në kategoritë më lartë, edhe në kategorinë e çifteve të femrave pati ndeshje shumë të mira dhe interesante. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Lenë Osmani - Taibe Ruli kundër Elsa Behluli - Maxhire Sojeva, ndeshja përfundoi në të mirë të dyshes nga ekipi ‘’Lidhja e Prizrenit’’. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Olta Vishaj - Donika Dema kundër Jona Hashani - Ajola Behluli, të cilat kaluan në finale.

Në finale Lena dhe Taibe e siguruan fitoren pas setit të tretë, duke u shpallur kështu kampione të kategorisë ‘’Çifte Femra’’.

 Pas orës 14:00, filluan ndeshjet në kategoritë individuale për meshkujt dhe femrat. Në kategorinë e femrave në finale u takuan kampionet e kategorisë së çifteve femra, kësaj radhe ishin kundër njëra tjetrës. Taibe Ruli pati një ndeshje shumë të mirë, mirëpo Lenë Osmani u shpall kampione në kategorinë ‘’Individuale Femrat’’ pas setit të katërt.

 Anes Behluli dhe Arti Karabaxhaku pas shumë ndeshjeve interesante dhe me shumë pasion u takuan në finale. Pas një finale me shumë emocione, kthim në rezultat dhe fund dramatik, në fund Arti fitoj ndeshjen dhe u shpall kampion në kategorinë ‘’individual meshkujt’’.

 REZULTATET:

Çifte të përziera
1.Adriatik Maloku / Lenë Osmani
2. Arti Karabaxhaku / Donika Dema
3. Lend Osmani / Tana Çitaku
3. Amant Sejdiu / Maxhire SojevaÇifte

Femra
1. Lenë Osmani / Taibe Ruli
2. Ajola Behluli / Jona Hashani
3. Donika Dema / Olta Vishaj
3. Elsa Behluli / Maxhire Sojeva

Çifte Meshkujt
1. Akil Mahmuti / Ron Kolloni
2. Anes Behluli / Olti Behluli
3. Adriatik Maloku / Elton Shemsiu
3. Enes Domaniku / Land Osmani

Individuale

Femrat
1. Lenë Osmani
2. Taibe Ruli
3. Tana Çitaku
3. Ajola Behluli

Individuale

Meshkujt
1. Arti Karabaxhak
2. Anes Behluli
3. Adriatik Maloku
3. Endri Reka