Federata e Pingpongut e Kosovës me krenari njofton se gjyqtari ynë i ri, Arlind Lamaxhema, po përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian për të Rinj, i cili po zhvillohet në Porto të Portugalisë.
Përzgjedhja e Arlindit për të gjykuar në këtë kampionat është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ai ka treguar gjatë angazhimit të tij si gjyqtar.
Si një nga gjyqtarët e rinj më premtues të Federatës së Pingpongut të Kosovës, Arlindi përfaqëson me dinjitet jo vetëm veten, por edhe zhvillimin e gjyqtarisë në vendin tonë.
Federata e Pingpongut e Kosovës i uron Arlindit suksese në këtë angazhim dhe është e bindur se ai do ta përfaqësojë Kosovën me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
