session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_dcbc4cdabcba489a60a31877c434e451, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut 'Ahmet Hoxha 2022'
STAG

Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut 'Ahmet Hoxha 2022'

Sot me datën 22.05.2022 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu i 23-të përkujtimor për senior/e “Ahmet Hoxha 2022” që pati një pjesëmarrje të madhe të pingpongistëve kosovar si dhe të disa pingpongistëve nga Shqipëria. Pasi u bë hapja e turneut delegacioni i FPPK-së bëri homazhe tek varri i heroit të kombit Ahmet Hoxha për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan dy bashkëlojtaret nga ‘Drita’ e Gjilanit, Linda Zeqiri dhe Alma Mehmeti e cila arriti ta befasoj kampionen e shumëfishtë Linda Zeqirin me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë Shega Hashani e mposhti Lenë Osmanin poashtu me rezultat 3 me 1 kështu për tu ndeshur me Alma Mehmetin në finale e cila ishte një ndeshje e barazpeshuar por të cilën në fund arriti ta fitoj Alma me rezultat të ngushtë 3-2 për ta mbrojtur titullin e kampiones të këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku i cili fitoi me lehtësi me rezultat 3-0 sikurse Chric Doran që e mposhti Blend Hajdarin me të njejtin rezultat në gjysmëfinalen e dytë. Në finale Fatih Karabaxhaku nuk mundi t’i rezistoj anglezit Chris Doran i cili fitoi me rezultat 3-0 për ta mbrojtur kështu titullin e kampionit të turneut tradicional “Ahmet Hoxha”.

 

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5329756483753985/5329752940421006

Aktivitetet e ardhshme

Me datën 29.05.22 në Vushtrri do të organizohet turneu për U11, U15 dhe U19 i cili këtë vit për nder të përvjetorit të vdekjes së tyre do të mbaj emrin e legjendave të klubit “Hasan Prishtina”, Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku.