STAG

‘GANI MALOKU’’ DHE ‘ SHPRESA’ KAMPIONË TË LIGËS SË PARË TË KOSOVËS PËR MESHKUJ DHE FEMRA

Me datë 22 tetor, në shkollën fillore ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, u zhvilluan ndeshjet e xhiros së fundit të kampionatit ekipor për ligën e parë në kategorinë e femrave dhe të meshkujve, si dhe xhirot 1 – 2 të play off për ligën e dytë.

Garat filluan nga ora 10:00 me ndeshjet e ligës së parë të meshkujve, ku u ndeshën ‘Gani Maloku’ dhe ‘Shkolla Prizreni’’. Ata zhvilluan ndeshje mjaft të forta dhe me shumë pikë interesante, por në fund ndeshjen e fitoi ‘Gani Maloku’, dhe u shpall kampion i ligës së parë të Kosovës për meshkuj me rezultat perfekt (14 ndeshje, 14 fitore). Ekipi nga Prizreni, 'Shkolla Prizreni', u shpall nënkampion i kategorisë. Këto dy ekipe do të garojnë në Supërligen e Kosovës në vitin e ardhshëm.

 ë pamposhtura mbetën edhe klubi ‘Shpresa’ në ligën e Parë të Kosovës për femra. 'Shpresa' u shpall kampion i ligës së parë të Kosovës për femra, pasi fitoi të gjitha 14 ndeshjet e sezonit. Në pozitën e dytë u rëndit klubi nga Juniku, 'Juniku'. Këto dy klube do të ngritën në Supërligën e Kosovës.

Nga ora 11:30 u hodh shorti për ekipet të cilat ishin kualifikuar në fazën e Play Off për ligën e dytë. Sot u luajtën xhiro e parë dhe e dytë e fazës së play off për ligën e dytë, ku u zhvilluan ndeshje shumë të mira, dhe me shumë pikë interesante. ‘Drita M’ ka shënuar sot dy fitore mjaft të rëndësishme, të cilat e vendosin atë në krye të tabelës.

Klubet që luajnë në fazën e Play Off për ligën e dytë ranë dakord që 3 xhirot e mbetura të luhen me 29 tetor në Prishtinë.

Më shumë fotografi nga ngjarja: https://www.facebook.com/media/set/?vanity=fppks&set=a.723581689795700