session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_370f979d31b192d60dc0d69380c8a7f5, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Zhvillohen xhirot e para të ligës së parë dhe ligës së dytë
STAG

Zhvillohen xhirot e para të ligës së parë dhe ligës së dytë

Dje me datën 13.03.2022 në shkollën “8 marsi’ në Pejë filluan garat ekipore dhe u zhvilluan dy xhirot e para në ligën e parë për meshkuj dhe femra si dhe ligën e dytë për meshkuj. Këtë edicion në ligën e parë në kategorinë e meshkujve do të jetë interesante gara për plasman në Superligë si dhe mbijetesa në ligën e parë pasi shumica e ekipeve janë të kualitetit të përafërt ku pritet në çdo xhiro të ketë ndeshje me rivalitet të lartë.

Derbi i kësaj jave në ligën parë në kategorinë e meshkujve ishte ndeshja në mes të KVPP Prizreni dhe Kpp Hasan Prishtina e cila përfundoi 4-1 në favor të klubit nga Prizreni. Në ndeshjet tjera fituan favoritët me fitore bindëse 4-0. Në kategorinë e femrave në dy xhirot e para dominuan Kpp Peja F dhe Kpp Gani Maloku të cilat shënuan nga dy fitore për të siguruar kreun e tabelës.

Në ligën e dytë siç dihet këtë vit garat do zhvillohen në ligën A dhe B. Në ligën A Kpp Dukagjini dhe Kpp Vitia shënuan nga dy fitore për tu renditur në vendet e para kurse në ligën B Kpp Gani Maloku II poashtu shënoi dy fitore për tu renditur e para.

Rezultatet dhe tabelat