STAG

Zhvillohet Kampionati Individual i Kosovës për Veteranë

dielën, më 6 korrik, me fillim nga ora 10:00, në Palestrën "Astrit Bytyçi" në Ferizaj, do të mbahet Kampionati Individual i Kosovës për Veteranë.

Garat do të zhvillohen në dy disiplina: 

Gara individualeGara për çifte (çiftet mund të formohen edhe nga garues të moshave të ndryshme)

Kategoritë e moshave:

40–49 vjeç (të lindur më 1985 ose më herët)

50–59 vjeç (të lindur më 1975 ose më herët)

60–64 vjeç (të lindur më 1965 ose më herët)

65–69 vjeç (të lindur më 1960 ose më herët)

Mbi 70 vjeç (të lindur më 1955 ose më herët)

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Lusim të gjithë të interesuarit që paraqitjen, duke specifikuar kategorinë përkatëse, ta bëjnë deri më 4 korrik, ora 16:00.