Të shtunën, më 5 korrik 2025, në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, do të zhvillohet java e tretë dhe e fundit e Ligës U15 për meshkuj.
Gjatë kësaj dite do të luhen xhirot 5, 6 dhe 7, të cilat pritet të sjellin përballje vendimtare dhe tejet interesante, pasi mes vete do të ndeshen ekipet që aktualisht kryesojnë renditjen tabelore: Ahmet Hoxha MK, KVPP Prizreni dhe TTC Ferizaj.
Kjo fazë përmbyllëse e ligës pritet të përcaktojë fituesin dhe renditjen finale të edicionit, duke e bërë këtë javë garuese mjaft të rëndësishme për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.