STAG

Zhvillohen ndeshjet e Superligës java e 11-të meshkujt dhe java e 9-të femrat

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 11 në Superligën e meshkujve, javën e 9-të në Superligën e femrave dhe java e gjashtë (xhirot 12, 13 dhe 14) në Ligën e Dytë grupi C.

Në Superligën e meshkujve, ndeshja më interesante pritet të jetë ndërmjet kryesuesit të renditjes, Lidhjes së Prizrenit dhe Prishtinës, ndërkaq në ballafaqimet tjera priten fitore të ekipeve favorite, Lirisë ndaj Shkolla Prizrenit, Pripingut ndaj Vushtrrisë dhe Dardanisë ndaj Hasan Prishtinës.

Në Superligën e femrave, Drita pritet të ketë një test të parafundit në rrugën për titull, pasi ndeshet me Ahmet Hoxhën e vendit të tretë. Prishtina, si favorite e pret Junikun, kurse Gjilani udhëton në Turiqefc ku do të takohet me Shpresën.

Ndërkaq, në Ligën e Dytë Grupi C, në Pejë do të zhvillohen tri xhirot e fundit pas të cilave do të dihen dy skuadrat e para që do të garojnë në Play-off, e gjasat më të mira i ka Istogu, kryesuesi aktual me pikë maksimale, kurse për vendin e dytë do të garojnë Maestro në pozitën e dytë dhe Dukagjini në të tretën.