STAG

Zhvillohen ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Parë të meshkujve

 Të dielën, në Palestrën Tefik Çanga në Ferizaj, do të zhvillohen ndeshjet e javës së fundit xhirot 12, 13 dhe 14 në Ligën e Parë për meshkuj.

Java e fundit do të jetë përcaktuese për dy ekipet e para që do të kualifikohen për Superligë, si dhe për dy ekipet e fundit që zbresin në Ligën e Dytë. Gjasat më të mira i ka Bashkimi, lideri aktual, kurse Shkolla dhe Gani Maloku do të garojnë deri në fund për vendin e dytë.

Ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Shkollës në xhiron e 14. Në bazë të kundërshtarëve duket që Gani Maloku, do ta ketë pakëz më të lehtë se Shkolla dhe pret gabimin eventual të saj për tia rrëmbyer pozitën e dytë. Ndërkaq shumë e paqartë është edhe gara për ta shmangur rënien në Ligën e Dytë, pasi teorikisht katër skuadra janë në garë. Më së vështiri e ka KVPP Prizreni në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë, kurse Llapusha, Ahmet Hoxha MK dhe Drita M kanë pikë të njëjta nga 14.