session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_d8571fd8beccbb9cb8d8b943236ff422, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Zhvillohen garat e Kupës së Kosovës për U15 M
STAG

Zhvillohen garat e Kupës së Kosovës për juniorët U15 - M

 Më 14 korrik, në Prishtinë u zhvilluan garat e Kupës së Kosovës për junior grup-mosha U15 për meshkuj. Në çerekfinale u takuan Pripingu dhe Prishtina, ku fitore shënoi Prishtina me 3:0, kurse Gani Maloku e mundi 3:0 ekipin e TTC Ferizaj.

Në ndeshjet gjysmëfinale, Ahmet Hoxha MK ishte më e mirë se Prishtina (3:0), kurse KVPP Prizreni më i mirë se Gani Maloku (3:0).

Në ndeshjen për vendin e tretë, fituese doli Prishtina e cila e mundi Gani Malokun me 3:0.

ndeshjen finale u prit lojë më e fortë ndërmjet KVPP Prizreni dhe Ahmet Hoxha MK, por rezultati 3:0, në të mirë të ferizajasve (në përbërje: Amant Sejdiu, Olti Behluli dhe Albes Behluli), tregon për fitore të pastër të tyre dhe me meritë e ngritën trofeun e fituesit.