session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_76523a3cfa396232069507567b726c6f, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Të shtunën, janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt në Superligën e femrave dhe të meshkujve.
Në Ligën e meshkujve, vazhdon dominimi i Pripingut, Lidhjes së Prizrenit, Lirisë dhe Dardanisë, të cilat nga katër xhirot e zhvilluara kanë nga po aq fitore. Pripingu, si mysafir, e ka mundur Vushtrrinë me rezultatin 4:0, Lidhja e Prizrenit fitoi në Prishtinë ndaj skuadrës vendase me 4:1, Liria e mundi Shkolla Prizrenin, në derbin lokal me 4:1, kurse Dardania fitoi si mysafire e Hasan Prishtinës me 4:0.
Te Superliga e femrave, Ahmet Hoxha e mundi kryesuesen e renditjes, Dritën e Gjilanit me rezultat bindës 4:1, ku Shega Hashani, kontriboi me 3 fitore, dy individuale dhe një në çifte. Prishtina e mundi Junikun me 4:0 dhe tani e vetme e kryeson renditjen me 8 pikë, para Ahmet Hoxhës dhe Dritës me nga 7 pikë. Gjilani e ka mundur Shpresën me 4:0 dhe me 6 pikë renditet e katërta. Në dy vendet e fundit, pa fitore, renditen Shpresa dhe Juniku.