STAG

Veteranët e festojnë Ditën e Flamurit me Turneun Tradicional

Të shtunën në Palestrën Astrit Bytyqi në Ferizaj, është mbajtur turneu tradicional për veteranët për Ditën e Flamurit. Kanë marrë pjesë afër 50 pingpongistë nga Kosova.

Në një atmosferë miqësore e sportive, veteranët edhe njëherë e kanë treguar përkushtimin e tyre për ta festuar Ditën e Flamurit.

Garat janë zhvilluar në fazën e grupeve dhe në fazën e shortit kryesor, ku kanë vazhduar dy të parët e grupeve sipas moshave përkatëse.

Fituesit e këtij turneu janë: Erxhan Karabaxhaku për grup-moshën 40-49, Murat Kurtulush 50-59, Nehat Çitaku, grupmosha 60-64, Gani Pireva për grup-moshën 65-69 dhe Sheshivar Veliu për grupmoshën mbi 70 vjeç.

Poashtu u zhvilluan gara edhe për çifte në grupmoshën nën 60 vjeçe dhe mbi 60 vjeçe. Çifti fitues nën 60 vjeç ishte Eroll Boshnjaku/Alimemet Kaçaniku, kurse mbi 60 vjeç Sadri Hulaj/Remzi Shala.