session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_b4c917c439c432209420dc87e7be7499, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 U zhvilluan xhirot e para të sezonit vjeshtor në ligën e parë në pingpong
STAG

U zhvilluan xhirot e para të sezonit vjeshtor në ligën e parë në pingpong

Sot me datën 04.09.2022 në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan xhirot e para të sezonit vjeshtor në ligën e parë në pingpong për meshkuj dhe femra. Ndeshjet u zhvilluan në një ambient sportivë dhe kushte të përshtatshme për lojë të ofruara nga nikoqirët nga Peja.

Fillimisht u zhvilluan dy xhirot e parapara në kategorinë e meshkujve ku pati shumë ndeshje interesante të karakterizuara me tensione dhe luftë për çdo poen por çdoherë të përmbyllura me fair play. Në xhiron e parë ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Hasan Prishtina dhe KVPP Prizreni ku në fund ngadhnjeu ekipi nga Prizreni me rezultat 4-1, si dhe ndeshja Kpp Shkolla Prizreni dhe Kpp Shkolla e cila përfundoi me rezultat 4-2. Në xhiron e dytë ndeshje shumë interesante u zhvillua ajo në mes të KVPP Prizrenit dhe Kpp Ahmet Hoxha MK të cilën e filluan ndeshjen shumë mirë duke fituar dy ndeshjet e para por që KVPP Prizreni arriti ta përmbysë rezultatin dhe ta fitoj ndeshjen me rezultat 4-2. Në derbin e ksaj xhiro Kpp Vushtrria shënoi fitore bindëse ndaj Kpp Shkolla Prizreni me rezultat 4-1. Në ndeshjet tjera fituan favoritët.

Në kategorinë e femrave ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Juniku F dhe Kpp Istogu të cilën në fund e fitoi ekipi nga Istogu me rezultat 4-2. Në ndeshjet tjera favoritët Kpp Peja F dhe Kpp Gani Maloku shënuan nga dy fitore duke e vazhduar kështu serinë e rezultateve positive. KVPP Prizreni Femrat diskualifikohet nga liga për shkak të më shumë se 3 ndeshjeve moslojë.

 

TABELAT DHE REZULTATET

Foto:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5634365096626454/5634359636627000 


Aktivitetet e ardhshme

10.09.22 - Kampionati Ekipor: Java IV - Liga A U17M (2 xhiro), Liga B U17M (2 xhiro), Liga U17F (2 xhiro)

11.09.22 - Kampionati Ekipor: Java V - Superliga M (2 Xhiro), Superliga F (2 xhiro).